Fifi ka gati surprizën për fansat e saj dhe ‘sekretin’ e zbuloi Adisi!

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 08:57
Fifi ka gati surprizën për fansat e saj dhe ‘sekretin’ e zbuloi Adisi!

Fifi është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Ajo gjithnjë merr vëmendje sa i takon deklaratave të saj por edhe projekteve muzikore.

Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer në studio dhe mesa duket ka gati këngën e saj më të re. Këtë gjë na e tregoi partneri i saj, Adisi.

Fifi mesa duket do të surprizojë fansat e saj me projektin e ri.

Fifi ishte organizatorja e protestës së mbajtur më herët në Sheshin Nënë Tereza për të miturën e dhunuar. Por gjatë protestës Fifi është parë duke debatuar me njërën nga protestueset.

Protestuesja ishte duke folur për ngjarjen makabër, duke falenderuar si organizatore të tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Ky ka qenë momenti ku Fifi ka debatuar me tone të larta me protestuesen.

“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dhe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- ka thënë aktivistja, ndërsa Fifi i ka “treguar vendin” duke i thënë se ishte ajo që e organizoi protestën.

“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”

(Kosova Sot Online)