A ia kërkoi Fifi të drejtën autoriale Benit dhe Teutës për këndimin e hitit 'A ma bën hallall'

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 18:05
A ia kërkoi Fifi të drejtën autoriale Benit dhe Teutës për këndimin e hitit 'A ma bën hallall'

Edhe pse e lansuar shumë vite më parë hit kënga "A ma bën hallall" e interpretuar nga këngëtarët e njohur Beni Baksi dhe Teuta Selimi vazhdon të dëgjohet më ëndje edhe sot nga publiku shqiptar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga është kënduar pastaj si cover edhe nga këngëtarë të tjerë shqiptarë derisa së fundmi publiku ka pasur rastin ta dëgjoj këtë këngë edhe nga këngëtarja Filloreta Raçi - Fifi.

Mirëpo a ia kërkuar Fifi të drejtën autoriale për këndimin e saj producentit të këngës "A ma bën hallall" Beni Baksit!

Sipas burimeve të afërta me këngëtarin lidhur me këtë çështje Baksi ka tentuar ta kontaktojë të apostrofuarën por deri më tani pa asnjë rezultat.

(Kosova Sot Online)