Dua Lipa reagon pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth: E pikëlluar…

  • G.G /
  • 09 September 2022 - 13:07
Dua Lipa reagon pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth: E pikëlluar…

Dua Lipa ka reaguar pas ndarjes së Mbretëreshës Elizabeth nga jeta në moshën 96-vjeçare. Artistja me origjinë shqiptare ka ndarë fillimisht një foto të Mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj.

Më pas, artistja ka publikuar një postim të platformës së saj ‘Service 95’ ku shkruhet: ” U pikëlluam kur dëgjuam për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. I urojmë forcë familjes dhe të dashurve të saj në këtë kohë thellësisht të vështirë. Mbretëresha Elizabeth II më 4 qershor 1953, e veshur me fustan të dizajnuar nga Norman Hartnell për ceremoninë e saj të kurorëzimit. Foto nga Central”

Harry, Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William shkuan të gjithë në kështjellën Balmoral pas përkeqësimit të shëndetit të Mbretëreshës, pasi një përfaqësues i familjes mbretërore bëri ​​një deklaratë për gjendjen e saj të enjten në mëngjes.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha është në Balmoral”, thuhej në deklaratë.

Disa orë më vonë, familja konfirmoi vdekjen e Mbretëreshës përmes mediave sociale. “Mbretëresha vdiq në Balmoral këtë pasdite”, shkroi në Twitter familja mbretërore. 

(Kosova Sot Online)