Nuk është Xhensila Myrtezaj! Bes Kallaku na prezanton me “mbretëreshën e tij të vërtetë”

  • G.G /
  • 12 September 2022 - 11:23
Nuk është Xhensila Myrtezaj! Bes Kallaku na prezanton me “mbretëreshën e tij të vërtetë”

Aktori i humorit, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.

Ai gjithashtu ndan shpesh foto apo video me partneren e tij Xhensila Myrtezajn dhe vajzën e tyre Ajkën. Por, së fundmi ai i ka dedikuar një postim një njeriu mjaft të veçantë për të, gjyshes së tij.

Krahas një fotoje të saj me kurorë në kokë, Besi shkruan: “Mbretëresha ime e vërtetë.”

Kështu ai ka treguar edhe një herë dashurinë dhe vlerësimin e tij për gjyshen, duke mos harruar dozat e humorit pasi postimi vjen pikërisht pak ditë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Gjyshja e Bes Kallakut, e cila është tashmë e famshme me emrin Ija e Besit, është shfaqur shpesh në postimet e tij në rrjetet sociale apo në emisionet ku ai ka qenë i ftuar.   Disa muaj më parë, Ija festoi ditëlindjen e saj të 83-të dhe sigurisht nuk mungoi një urim e i veçantë nga Besi.

Ai kishte zgjedhur vargjet e Dritëro Agollit, nga poezia “Shqipëria ime”, të cilat ia përshtuti gjyshes së tij.

“Urime 83-vjetorin, Ija e tgjith shqiptareve! Trendafilja ime.

“Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua, më të mirat në botë,
I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore”, shkroi aktori përbri fotos.'

(Kosova Sot Online)