Vesa Luma nostalgjike në përvjetorin e 7-të martesës, po Big Basta ku mbeti?

  • G.G /
  • 12 September 2022 - 11:58
Vesa Luma nostalgjike në përvjetorin e 7-të martesës, po Big Basta ku mbeti?

Sot është një ditë shumë e lumtur për çiftin e dashur për publikun, Vesa Lumën dhe Gerald Xharin, i njohur nga të gjithë si Big Basta.

Dyshja festojnë 7 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë. Në këtë ditë, këngëtarja është bërë nostalgjike duke ndarë detaje dhe momente nga dasma e tyre e 7 viteve më parë. Nuk ka munguar as një dedikim romantik i Vesës ndaj Big Bastës.

“Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime! Shumë krenare për ne, për vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashuri duke e vendosur të parën familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë,”– shkruan Luma krahas një video me momente nga dasma.

Mirëpo, mesa duket Vesa është e vetmja deri tani që ka rikujtuar emocionet e asaj dite, pasi Big Basta akoma nuk ka bërë një reagim në Instagramin e tij. Sakaq, ne me shijen më të mirë nga dedikimi i ëmbël i këngëtares, mbetemi në pritje të ndonjë postimi edhe nga Geraldi gjithashtu.

Kujtojmë që prej vitesh çifti i këngëtarëve e ka ndërtuar jetësën e tyre në Zelandën e Re. Ata janë prindër të një djali, Lianit gjithashtu.

(Kosova Sot Online)