Sëmundja e Ledri Vulës nuk përbën aspak problem për Sara Hoxhën, ja çfarë thotë blogerja

  • G.G /
  • 12 September 2022 - 12:13
Sëmundja e Ledri Vulës nuk përbën aspak problem për Sara Hoxhën, ja çfarë thotë blogerja

Reperi Ledri Vula prej kohësh vuan nga sëmundja ‘vitiligo’. Ndonëse ai vetë nuk e ka treguar ndonjëherë, shenjat që ai ka në lëkurë e vërtetojnë këtë gjë.

Sëmundja Vitiligo përfshin gjendjën në të cilën lëkura humb melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve

Së fundmi partnerja e tij, Sarah Hoxha ka bërë një postim shumë të ëmbël per partnerin e saj. Blogerja ka piblikuarnë InstaStory një foto ku Ledri ks vendosur dorën e tij tek këmba e saj dhe në pah duken shenjat e lëkurës, të cilat duket se janë përhapur më shumë kohëve të fundit tek reperi.

“Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq ‘cool’”– shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se sëmundja që ka partneri i saj nuk e bezdis aspak por i duket diçka e veçantë.

Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune; më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj.

Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikikisht, mund të tërhiqet në vetvete dhe t’i shmanget shoqërisë.

Kujtojmë se blogerja fitoi goxha popullaritet në një kohë të shkurtër. Megjithatë, duket se as ajo nuk i ka shpëtuar komenteve negative dhe sulmeve në rrjetet sociale.

Sara shpesh është treguar sportive duke u kthyer komenteve negative përgjigje me nota humori. Së fundmi Sara ka realizuar një video në TikTok, ku iu është drejtuar atyre që thonë: “Ai mund të kishte gjetur një më të mirë”, siç shkruan ajo në video. Për këtë ka përdorur një audio virale të aplikacionit, ku thuhet: “Ua, e pamundur, nuk më besohet kjo punë. S’e kisha menduar”.

Së fundmi ajo ka zbuluar shumë të pathëna gjatë një intervsite për “Prive”. Ajo foli për takimin e parë më Ledrin, të cilin tha se nuk e njite si fytyrë, thjesht kishte dëgjuar këngët e tij.  “Emrin Ledri Vula e kisha dëgjuar edhe këngët, thjesht nuk kisha një figurë që mund ta lidhja me emrin dhe në momentin që e pashë thashë: “Ëm, qenka i mirë ky”. Nuk e prisja që të ishte ai Ledri”– tha Sara, e cila rrëfeu edhe tre tiparet që asaj i pëlqejnë më shumë te Ledri.

“Një nga tiparet që e vlerësoj është shumë punëtor. Nuk është ziliqar, mundohet të marri edhe dikë me vete nuk punon vetëm për veten. Nuk e di a mund ta quaj virtyt, por thjesht fakti që ai është një baba shumë i mirë, është e treta.”– tregoi Sara aso kohe.

(Kosova Sot Online)