Adis Patushi bën dedikimin e ëmbël për djalin e tij dhe Adrola Dushit, vëmendjen e merr komenti i Fifit

  • G.G /
  • 12 September 2022 - 15:02
Adis Patushi bën dedikimin e ëmbël për djalin e tij dhe Adrola Dushit, vëmendjen e merr komenti i Fifit

Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi bënë bujë të madhe kur dolën për herë të parë si çift, kjo pasi u rikthye në vëmendje fakti se Adisi është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Së fundmi Adisi ka publikuar një foto me djalin e saj Troin, të cilit i ka bërë edhe një dedikim.

“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi  Babit i mungon shumë!”- shkruan ai krahas fotos.

Por vëmendje të madhe ka marrë edhe komenti i Fifit, e cila ka shkruar disa zemra. Kështu ajo tregon edhe mbështetjen për partnerin e saj, dhe raportin me djalin e tij.

Në një intervistë të dhënë më herët, Adrola Dushi tregoi se ruan respekt të madh për Fifin edhe pas lidhjes së saj me Adisin.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola disa kohë më parë.

Nga ana tjetër, Fifi ka treguar më herët se ishte ajo që i shkroi e para Adisit, pasi ai kishte pyetur Kledin për shenjën e saj të horoskopit. Fifi i dërgoi mesazh për t’ia treguar vetë, ndërsa rrëfeu se janë puthur që në takimin e parë, pasi mes tyre kishte kimi të madhe.

(Kosova Sot Online)