Robert Berisha i jep fund lidhjes me partneren? Ja detaji që ngriti dyshime

  • G.G /
  • 13 September 2022 - 11:33
Robert Berisha i jep fund lidhjes me partneren? Ja detaji që ngriti dyshime

Robert Berisha disa muaj më parë konfirmoi se është në një romancë me modelen Laureta Maqedonci. Që pasi lidhja e tyre u bë publike, dyshja shfaqeshin kudo bashkë. Madje vetëm pak kohë më parë ata shijuan pushimet së bashku si çift.

Por veprimi i fundit i Robertit ka ndezur dyshimet se lidhja e tyre mund të jetë në krizë, ose mund të ketë marrë fund. Moderatori dhe këngëtari ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta që kishte më parë me Lauretën, duke lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet edhe fakti se Laureta është “zhdukur” nga Instagrami, pra llogaria e saj duket se është mbyllur.

Ende nuk ka asnjë reagim nga çifti në lidhje me dyshimet që po qarkullojnë, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Roberti dhe Laureta janë ende bashkë.

Duke folur për Lauretën, këngëtari tha pak kohë më parë se:  “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur.”

Kujtojmë se Robert Berisha i dha fund 4 vite më parë romancës disavjeçare me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Renee. Pavarësisht ndarjes, ish-çifti kanë deklaruar se kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vajzës.

(Kosova Sot Online)