Vjen lajmi i bukur/ Fifi shtatzënë për herë të parë

  • G.G /
  • 13 September 2022 - 14:46
Vjen lajmi i bukur/ Fifi shtatzënë për herë të parë

Prej muajsh lidhja e Fifit me Adis Patushin ka marrë qendrën e vëmendjes në mediat rozë. Në muajin shkurt, vetëm pak muaj pas daljes nga “Big Brother VIP” këngëtarja konfirmoi lidhjen me partnerin e saj i cili është i njohur për publikun si ish-partneri i Adrola Dushit.

Lidhja e Fifit dhe Adisit duket se u konsolidua shumë shpejt dhe çifti u bënë të pandarë dhe shihen kudo bashkë.

Por shumë shpejt Fifi dhe Adisi do të bëhen familje.

Burime për mediat bëjnë me dije se këngëtarja Filloreta Raçi është shtatzënë për herë të parë.

(Kosova Sot Online)