Janë ndarë e ribashkuar disa herë, ç’po ndodh sërish mes Tunës dhe Patris Berishës? Këngëtarja bën lëmsh rrjetin me statusin ‘e hidhur’

  • G.G /
  • 14 September 2022 - 14:05
Janë ndarë e ribashkuar disa herë, ç’po ndodh sërish mes Tunës dhe Patris Berishës? Këngëtarja bën lëmsh rrjetin me statusin ‘e hidhur’

Raporti i këngëtares Tuna Sejdiu dhe bateristit Patris Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e syrit të medias dhe jo më kot. Çifti ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me ndarje e ribashkime që duket se vazhdojnë edhe pse janë bërë prindër të dy fëmijëve.

Një postim i bërë nga Tuna në rrjete sociale na ka tërhequr vëmendje sërish. Ajo ka publikuar në Instagram një thënie ku shkruhet: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa iu thënë ligji që duhet t’i mbështesin.”

Kjo duket se një kunjë për Patrisin me të cilin ka patur disa herë përplasje rreth kësaj çështjeje edhe publikisht. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë një postim i rastësishëm, gjë që ka më pak gjasa të jetë e vërtetë.

Vetëm pak muaj më parë Tuna dhe Patris, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, hodhën pas çdo gjë dhe u ribashkuan. Ata madje kaluan disa ditë pushime në Dubai teksa publikisht nuk kanë folur asnjëherë.

Të gjitha dyshimet i shoi vëllai i Patrisit, Robert Berisha, i cili në një intervistë u shpreh se keqkuptimet mes çiftit janë sqaruar dhe të dy vijojnë bashkëjetesën. “Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup,” tha ai.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi. “Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar.

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

Mesa duket skenari i ndarjes së tyre po përsëritet për të disatën herë.

(Kosova Sot Online)