‘Bëj çfarë të duash, në fund ti…’ Ronela Hajati ka përsëri një mesazh

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 08:56
‘Bëj çfarë të duash, në fund ti…’ Ronela Hajati ka përsëri një mesazh

Ronela Hajati ka bërë së fundmi një ‘dedikim’ për të gjithë paragjykuesit, duke kenë një personazh jo pak i kritikuar prej kohësh.

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”- shkruan ajo në një postim në Insastory, duke mos treguar më shumë.

Më herët kujtojmë që Ronela ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira. Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.

Gjithë presioni dhe mungesa e mbështetjes, sipas saj, i kanë shkaktuar një gjendje emocionale dhe psikologjike të trazuar. Vetë ajo ka treguar se: “Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund!”.

(Kosova Sot Online)