Pas ndarjes nga Rina, Sin Boy në lidhje të re?

  • G.G /
  • 17 September 2022 - 10:32
Pas ndarjes nga Rina, Sin Boy në lidhje të re?

Rina dhe Sin Boy i dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh së bashku.

Lajmi u konfirmua nga vetë reperja në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, pak kohë më parë.

“Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, tha ajo.

Së fundmi në rrjet po përflitet se Sin Boy ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Rina.

“Loki Magazine” ka publikuar disa foto ku ai shihet në ashensor me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë, ende nuk dihet lidhja e Sin Boy me vajzën e fotografuar.

(Kosova Sot Online)