Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë për këngëtaren shqiptare

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 16:51
Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë për këngëtaren shqiptare

Prezantuesi i emisionit 'Kush do Bëhet Milioner', Jeremy Clarkson, 62 vjeç, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të popit Dua Lipa, 26 vjeç, ku me shaka është shprehur se është edhe i 'fiksuar' pas saj.

Prezantuesi i emisionit 'Kush do Bëhet Milioner' dhe gazetari i njohur britanik, Jeremy Clarkson, 62 vjeç, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të popit Dua Lipa, 26 vjeç, ku me shaka është shprehur se është edhe i 'fiksuar' pas saj.

Gjatë episodit, konkurrentja Maria King u ngjit në karrige për të provuar fatin e saj për fitoren milion paund. Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, 'me kë e performoi Dua këngën mega-hit Cold Heart?' , raporton Daily Mail.

Kush Do Të Bëhet Milioner

Gjatë pyetjes, konkurentja Maria zgjodhi të përdorte një nga ndihmat dhe i kërkoi audiencës përgjigjen, për të cilën 95% e tyre votuan për përgjigjen e Elton John. Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes. 

Sigurisht që Jeremy nuk mund të mos e dinte përgjigjen e kësaj pyetjeje duke thënë se ai është një fans i zjarrtë i Dua Lipa-s. “E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës”, u shpreh gazetari i njohur.

Image

(Kosova Sot Online)