Ronela Hajati u përgjigjet atyre që e bullizojnë

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 14:42
Ronela Hajati u përgjigjet atyre që e bullizojnë

Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi mori pjesë në Eurovision. Përtej kritikave për veshjen dhe performancën, këngëtarja mori shumë komente negative për peshën e saj. Megjithatë, këngëtarja e njohur ka treguar se përpiqet t’i marrë këto komente me sportivitet.

Së fundmi, ajo ka realizuar një video duke përdorur një trend viral në TikTok. Kjo ka të bëjë me një këngë të Rosalias, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar. “Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë”shkruan Ronela, shoqëruar me gjeste që tregojnë se nuk i intereson aspak.

(Kosova Sot Online)