Mozzik sot na tregon se kujt i thotë “Të dua”

  • G.G /
  • 22 September 2022 - 10:50
Mozzik sot na tregon se kujt i thotë “Të dua”

Reperi Mozzik është shfaqur sot me një paralajmërim në faqen e tij në Instagram

Për ditën e nesërme Mozzik ka paralajmëruar një këngë, e cila sipas tij do të lansohet në orët e vona të ditës së enjte.

“Iu tregoj kujt i them “ Të Dua” në ora 23:59 ❤️ #TËDUA”, ka shkruar Mozzik në një fotografi ku shihet i tërë i gjakosur – normalisht për qëllime të realizimit të videoklipit të tij.

Por, ka disa ditë që mediat janë duke spekuluar se Mozzik dhe Loredana janë bashkuar, pasi që Loredana ka rikthyer fotot me Mozzik në rrjetet sociale.

Këtë gjë nuk e kanë mohuar dhe as pohuar çifti, por Mozzik është parë në Zvicër sot e ku Mozzik ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij, kurse Loredana me vajzën.

Kujtojmë së nuk është hera e parë që çifti ndahen dhe rikthehen së bashku. 

(Kosova Sot Online)