Zëvendësoi Ilirin për Kledin, Lori Hoxha flet për përzgjedhjen

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 17:23
Zëvendësoi Ilirin për Kledin, Lori Hoxha flet për përzgjedhjen

Paralajmërimi i rikthimit të “Dancing With the Stars”, u komentua shumë edhe për anëtarët e jurisë.

Madje në këtë format, pritej që anëtar i jurisë të ishte Ilir Shaqiri.

Një lëmsh i madh ishte bërë në momentin kur fitoi në “Big Brother VIP”, me një pjesë të publikut që tentonin të bënin lidhje mes këtij triumfi dhe atij të pronares, Lori Hoxha në “Dancing-un” e 2014-ës, ku Iliri ishte kryetar jurie.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe Iliri u shfaq në formatin konkurent, atë të “Dance With Me” në TV Klan.

Zgjedhja e Lorit për “Dancing-un” ishte tjetër, balerini i mirënjohur, Kledi Kadiu.

Në një postim të gjatë, si rrallë herë, producentja ka treguar kujtime të cilat e ndërlidhin adoleshencën e hershme të saj me Kledin.

“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë më detyronte mua dhe Sarën të udhëtonim çdo ditë pas shkolel për të ushtruar tek akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty por një nga kujtimet e mia të para ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit ku unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ia hiqja sytë që të kuptohja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. 16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jonë nuk është më e njëjtë. Ai pranoi ftesën time dhe të Sarës për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje, atë që unë ngulmoja që pas fitores sime në 2014 ta kisha pjesë të Top Channel Albania dhe sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapaskenë”, thotë ajo në reagimin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)