Rita Ora shfaqet topless në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 22:40
Rita Ora shfaqet topless në rrjetet sociale

Pasi u shpreh plotësisht e dashuruar me partnerin e saj, Rita Ora është shfaqur provokuese në rrjetet sociale.

Ylli botëror i muzikës ka marrë pak kohë për veten duke shijuar një sauna të nxehtë. Rita ka pozuar pothuajse topless nga vaska ku krahas fotos shkruan: “Sauna për tu detoksiduar është shumë e rëndësishme.”

 

Autorja e hitit “For You” dukej e mrekullueshme me paraqitjen e saj naturale dhe flokët e kapura topuz të çrregullt lartë.

Më herët kujtojmë që Rita Ora vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i popit u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e forte prej më shumë se 30-vite martesë.

Ajo foli teksa ishte e ftuar në podcastin me Jaime Winstone : ‘Jam shunmë e dashuruar, Amin!’

Image

(Kosova Sot Online)