“Karma”/ Hyri në jetën e Robert Berishës duke e ndarë nga Nora Istrefi, modelja i jep fund lidhjes me këngëtarin. U tradhtua katër muaj pasi bënë…

  • G.G /
  • 24 September 2022 - 14:19
“Karma”/ Hyri në jetën e Robert Berishës duke e ndarë nga Nora Istrefi, modelja i jep fund lidhjes me këngëtarin. U tradhtua katër muaj pasi bënë…

Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund romancës së tyre. Dyshimet e para nisën kur u vu re se këngëtari i kishte fshirë të gjitha postimet me modelen.

Ai ka lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit. Kurse Laureta nga ana tjetër, është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mbyllur adresën e saj të “Instagram”.

Tashmë, burimet kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë që e çoi lidhjen drejt përfundimit.

“Prej afro një muaji, dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”, janë shprehur burimet pranë çiftit.

Kujtojmë se pak më parë, Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë, dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”, tha ai kur zbuloi marrëdhënien me Lauretën.

Çifti dukej se po jetonte ditë të arta dhe shfaqeshin gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta ishte bërë tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëronte kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat.

Mirëpo, një detaji interesant rreth lidhjes së tyre që mori vëmendje ishte diferenca e madhe në moshë: plot 18 vjet diferencë. Robert Berisha ka lindur më 1978 dhe është 44 vjeç, ndërsa Laureta ka lindur më 1996 dhe është 26 vjeç.

Roberti rrëfeu se ndihej i plotësuar dhe madje zbuloi se kjo lidhje e bëri të besonte për herë të parë dhe në horoskop për faktin se ata kanë tipa të njëjtë. Sipas tij, ata janë të bërë totalisht për njëri-tjetrin.

“Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar. Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai aso kohe.

Por, duket se historia mes të dyve nuk paska qenë edhe kaq e lehtë sa e raportojnë mediat kosovare. Ashtu si para disa muajsh kemi bërë me dije, Laureta është vajza me të cilën Roberti tradhtoi Norën vite më parë.

Dhe duket se lidhja me të është shkëputur pikërisht prej tradhtisë. Çifti ka pasur debate të shumta, pikërisht prej tradhtisë së artistit. Këtë herë ka qenë Laureta ajo që e ka lënë Robertin, ndonëse historia mes tyre po shkonte më së miri para tradhtisë së bërë.

Modelja prej vitesh është ndër emrat më të njohur në Kosovë, ku vite më parë u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Norës dhe Robertit. 4 vite më parë, rrethi i ngushtë i miqve të Norës dhe Robertit flisnin për Lauretën, si shkaku që çoi në divorc dy personazhet e famshme.

Megjithatë, ishte vetë modelja që e përgënjeshtroi këtë lajm, duke u shprehur se mediat po tregohen të pamëshirshme.

“Sapo pashë sa të pamëshirshme janë mediat për lajmet e pavërteta, duke përdorur çfarë të munden. Po ndihem keq për të gjithë ju, që gjithë jetën keni besuar në gënjeshtra”, shkruante modelja duke e mbyllur me kaq reagimin e saj, si e treta në martesën e Norës dhe Robertit.

Por tashmë që kanë kaluar gati 4 vite, ishte vetë Roberti ai që pranoi se është në një lidhje me të. E në mes këtyre 4 viteve, shumë gjëra kanë ndodhur për të dy protagonistët e kësaj historie. Për të dy kjo është hera e dytë që ndahen, pasi lidhja nuk shkoi ashtu si duhet.

Pas divorcit, Roberti dhe Laureta nuk patën një rrugëtim të gjatë, duke e lënë në mes raportin, të ndikuar edhe nga zhurma e madhe mediatike që ndarja me Norën pati. Teksa Roberti u përfshi në disa histori dashurie, për Lauretën pak dihej.

Vite më parë ajo ka pasur një lidhje me Kreshnik Çoçajn, ish-partnerin e Dafina Zeqirit dhe partnerin aktual të Luana Vjollcës. Kur Roberti përmendi emrin e saj në emision, sytë dhe vëmendja e të gjithëve, u kthye edhe njëherë te një nga historitë më të trazuara në “showbizz”-in tonë, që nisi pikërisht me një tradhti.

Pasi mediat filluan të hulumtonin pak për këtë histori, vetë modelja seksi, nisi të plotësonte “puzzle”. Në një ndër postimet e fundit të Lauretës në “Instastory”, binte në sy se pas gotës me alkool që kishte publikuar qëndronte krahu i një mashkulli, që është po e njëjta bluzë me atë të këngëtarit dhe i njëjti tatuazh.

Por, biondja seksi nuk ka ndaluar me kaq. Ajo postoi një video të Robertit ku për mbishkrim i ka vendosur një zemër të bardhë. Kështu ajo i ka dhënë fund zërave, nëse është ajo apo jo, Laureta që i ka fituar zemrën këngëtarit.

Laureta kërkoi me çdo kusht që të bëhej publike historia e saj me Robertin, duke dashur të vulosë një dashuri të ndaluar me të. Ajo e shoqëronte kudo Robertin, duke nisur rrugëtimin e saj në “showbizz”. Ndonëse vetë këngëtari shprehej, nuk është në planet e tij martesa.

Teksa në pyetjen nëse do të ketë një dasmë në të ardhmen, 44-vjeçari shtoi se nuk ia vlen duke thënë se me ato para mund t’i bëjë dy muaj pushime.

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, ka thënë më tej ai.

I pyetur sesi është njohur me Lauretën, Roberti u shpreh se qyteti i Prishtinës është i vogël dhe njerëzit njihen me njëritjetrin. Këngëtari shtoi se pas katër viteve e meritoi të kishte një vajzë të bukur pranë vetes.

“Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur dhe ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura, por kshu deshti fati. Kam goditur siç më goditi kamioneta”,zbuloi Berisha.

Fshirja e fotove të përbashkëta në “Instagram”-in e moderatorit zgjoi dyshimet se dyshja mund të jenë në një krizë ose i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një situatë të tillë përpos çiftit, një sy ka qenë edhe tek ish-partnerja e Robertit, Nora Istrefi. Në pritje të një reagimi nga ana e saj, më në fund e kemi.

Nora ka ndarë në “Instastory” një video ku në plan të parë është dekolteja e saj. Këngëtarja nuk thotë asnjë fjalë, vetëm bën disa mimika fytyre.

Nuk mund të themi me siguri që është një kunj për babain e vajzës së saj, por një gjë e themi me plotë gojë që Nora duket joshëse si gjithmonë. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë telenovela me në qendër tre personazhet e njohur të “showbizz”-it.

(Kosova Sot Online)