Në hapat e të ëmës? Vajza e Alketa Vejsiut mund të jetë një yll showbizi, por jo si moderatore…

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 08:32
Në hapat e të ëmës? Vajza e Alketa Vejsiut mund të jetë një yll showbizi, por jo si moderatore…

“Nuk është gjëja ime!”- u shpreh vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, pak kohë më parë kur u pyet nëse i pëlqen televizioni. Megjithatë, duket se ajo ka një pasion tjetër, që e lidh me botën e ekranit dhe medias, siç është muzika.

Vajza e moderatores së dashur bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut. Ajo shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar rreth 20 mijë ndjekës.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një audio ku dëgjohet duke kënduar. Nikol ka realizuar një “cover” të një prej këngëve të James Arthur dhe ka vendosur të ndajë një pjesë të saj në Instagram. Nga aq sa mund të kuptojmë si joprofesionistë ajo ka një zë shumë të ëmbël. Gjithsesi, mbetet për tu parë nëse ajo do e zhvillojë më tej këtë pasion.

Kujtojmë se përsa i përket marrëdhënies nënë e bijë, Nikol ka treguar se ajo është e hapur me Alketën dhe i tregon çdo gjë. Nelo gjithashtu ka zbuluar se ajo dhe moderatorja udhëtojnë shumë shpesh së bashku.

Ajo po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë një biznes të sajin.

(Kosova Sot Online)