Lyrical Son i dërgoi mesazhin e çuditshëm, por përgjigja e Mc Kreshës nuk ishte ajo që priste

  • G.G /
  • 26 September 2022 - 11:37
Lyrical Son i dërgoi mesazhin e çuditshëm, por përgjigja e Mc Kreshës nuk ishte ajo që priste

Lyrical Son dhe Mc Kresha janë kthyer në një dyshe ikonike në skenën shqiptare. Po aq e bukur sa muzika e tyre, duket të jetë edhe miqësia.

Këtë na e vërtetoi edhe një herë një lojë që Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, i bëri disa prej miqve të tij teksa ishte i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”.

Artisti u dërgoi 5 miqve të tij, mes të cilëve Mc Kreshës dhe Ledri Vulës një mesazh zanor qesharak ku tha: “Bir i bleva disa drru se po thonë që ka me qenë krizë për rrymë, por për me i mbajt deri në banesë u dashka dikush i fortë si kali e më shkoi mendja te ti. A po vjen ti mbash e të qeras me 5 qebapa dhe një kos?”

Kur miqtë e tjerë u përgjigjën përmes pyetjeve apo batutave, Mc Kresha e mori atë shumë seriozisht dhe u tregua i gatshëm për ndihmë menjëherë:“Oooo biri jem pa problem, veç a mu nis tani a menjëherë ????”.

Ndërsa miqtë e tjerë duke njohur tipin karizmatik të reperit kanë mbajtur lojën e tij përmes batutave:

“Që ja shton edhe një lemenk unë po vi”

“Shtoma edhe 1 kola, por nuk të garantoj që I mbaj si kali”

Unë po vi nëse heq kosin e shton 1 fanta”

“Festim, vërtetë nuk po bleni drru a?”

(Kosova Sot Online)