Në gjendje jo të mirë shëndetësore, çfarë i ka ndodhur këngëtares Rina Balaj

  • gg /
  • 26 September 2022 - 11:59
Në gjendje jo të mirë shëndetësore, çfarë i ka ndodhur këngëtares Rina Balaj

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy.

Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Së fundmi Rina ka konfirmuar ndarjen nga artisti SinBoy me të cilin kishte një lidhje disavjeçare.

E dihet se çdokush pas ndarjes ka nevojë për pak relaks e prej disa ditësh Rina po shijon pushimet në Tanzani e këtë na e ka treguar vetë bukuroshja me anë të postimeve në rrjete sociale.

Vetëm pak më parë Rina ka shqetësuar të gjithë fansat, pasi me anë të një Instastory ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, pasi shkruan;“Tani jam sëmurë”

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze, Top Albania Radio shkruan se të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

(Kosova Sot Online)