Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në Gjyq?”

  • G.g /
  • 27 September 2022 - 10:21
Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në Gjyq?”

Rivaliteti i madh që ekzistoi mes këngës së Alban Ramosajt (Theje) dhe Ronela Hajatit (Sekret) në “Festivalin e Këngës” u duk se ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi moderatori Ardit Gjebrea ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto të dy këngëtarëve së bashku krahas së cilës shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq??? Apo mos është efekti i dashurisë magjike”, shoqëruar me emoji të qeshurash.

Fotoja e Ronelës dhe Albanit duket se është shkrepur në një studio, ndërsa nuk është e qartë nëse dyshja do të sjellin ndonjë bashkëpunim ose projekt në “Kënga Magjike.”

Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Eni Çobanit, e cila shkruan se do të ishte “një seancë nga ato që nuk harrohen.”

Këngëtari nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, teksa ka deklaruar se ‘Festivali i Këngës’ është treguar racist dhe jo i drejtë në zgjedhjen e përfaqësuesit në Eurovision. Tezja e tij, Albërie Hadërgjonaj, deklaroi “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” pak pas finales së Eurovision. Teksa u shpreh se nëse nipi i saj, Alban Ramosaj, do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen.

Por si janë realisht marrëdhëniet mes tyre?

Në dukje mjaft të mira, aq sa ekziston edhe mundësia që të bashkëpunojnë së bashku.

(Kosova Sot Online)