Dikur ruanin raporte të mira, ftohja me Nora Istrefin prish marrëdhëniet edhe mes Robert Berishës dhe Erës

  • G.G /
  • 28 September 2022 - 10:43
Dikur ruanin raporte të mira, ftohja me Nora Istrefin prish marrëdhëniet edhe mes Robert Berishës dhe Erës

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, prindër të një vajze me emrin Reneé, ndanë rrugët pas 14 vitesh në krahët e njëri-tjetrit duke patur një nga ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar.

Edhe pse ndarje e tyre ishte e qetë e pa skandale, kuriozitet i publikut ishte i madh. Për më tepër, ish-çifti vendosi të kishte raporte të mira duke mbetur miq për hir të vajzës. Ata janë shoqëruar shpesh bashkë nëpër pushime e jo vetëm, duke nxitur aludime për një rikthim të mundshëm. Por gjithmonë këto zëra janë hedhur poshtë nga dy protagonistët.

Por, duket se lidhja e re e Robertit me Lauretën prishi balancat mes tij dhe ish-bashkëshortes. Gjë që u reflektua edhe në rrjetet sociale ku ai dhe Nora filluan mos të ndiqeshin më. Për herë të parë pas disa vitesh nga ndarja, dy artistët patën një krisje në raportin e tyre shoqëror tanimë.

E duket se gjërat mes tyre janë serioe, pasi përveç Norës ai ka hequr edhe motrën e saj Erën. Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Ata kanë patur një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së Robertit nga Nora. Madje Era i ka shoqëruar edhe në pushime e dalje të tjera.

Për ironi të fatit, Roberti u nda edhe nga e dashura e tij e re shumë shpejt. Ai dhe Laureta ndanë rrugët pak muaj pasi konfirmuan romancën e tyre. Lajm ky i bërë i ditur për publikun po ashtu në rrjetet sociale ku ata fshinë fotot e përbashkëta e hoqën njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin.

E vetëm, dy ditë më parë Nora publikoi këngën e saj të re me titull “Ciao” që është komentuar gjerësisht si një dedikim për Robertin. “Ciao, o dashuri ciao. Se jeta na vrau, dashnia na vrau”- thuhet në refrenin e këngës. Më tej ajo këndon: “Mos ma përmend sa më don, se po të më kishe pas dash ishe kon ktu, kishte ndryshu/Boni t’fala dashnisë së re/Boni t’fala se e ke”.

Në sektorin e komenteve janë të shumtë njerëzit që e kanë lidhur me Robertin këtë tekst siç mund ta shihni:

Gjatë projekteve të mëparshme Roberti e ka mbështetur gjithnnë Norën në rrjetet sociale. Sigurisht një postim për këngën e re të saj mungoi këtë herë. Mesa dukey raporti i tyre shoqëror ka përfunduar ashtu si ai romantik.

(Kosova Sot Online)