“A duket si unë”? Linda Halimi gjen sozinë e saj dhe ka dy fjalë për këtë

  • G.G /
  • 29 September 2022 - 11:05
“A duket si unë”? Linda Halimi gjen sozinë e saj dhe ka dy fjalë për këtë

Lindita Halimi është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria dhe falë talentit të saj ajo ka arritur të depërtojë jashtë kufijve të vendit. Tashmë ajo qëndron në majën e suksesit, edhe pse rrugëtimi drejt tij nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

Mirëpo së fundmi ajo ka publikuar një postim në Instagram, ku thekson se ka ngjashmëri me një personazh të njohur.

“A duket si unë? Kjo gjë po më tremb”, shkruan Linda.

Të lindte në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës ka bërë që ajo të haset me shumë vështirësi dhe paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

Më herët, Lindita ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, në të cilin tregoi se sa keq ndjehej në momentin që të afërmit i kërkonin të hiqte dorë nga muzika.

“E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, tregoi Lindita Halimi.

(Kosova Sot Online)