Erdhi himni për Prishtinën nga Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti

  • G.G /
  • 29 September 2022 - 10:27
Erdhi himni për Prishtinën nga Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti

Një himn për Prishtinën sapo ka ardhur nga dy artistët Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti.

Kënga quhet “Sa shumë të dua Prishtinë” dhe i dedikohet tifozërisë së flaktë të skuadrës së kryeqytetit por edhe Prishtinës së bukur e të sportit, të trofeve dashurisë nga i madh e i vogël për këtë qytet.

Aktori i njohur Shkëlqim Bunjaku i cili është regjisori i klipit fantastik duke publikuar në rrjetin e tij social këtë video ka shkruar kështu:

“E di që është ma e pakta kjo që kemi ba për ty. Ti meriton shumë ma shumë. Se ti je ajo që na rrite me shumë dashuri e ndjenja që i kemi lanë në memoriet e kujtimeve të kafeneve dhe rrugëve tua. Dashurinë që kemi për ty nuk mundemi me tregu me një kangë. Jemi të vegjël para teje. Por ja që pas gjithe atyre sakrificave u munduam ta bëjmë ty këtë dhuratë. E falenderoj vëllaun tim Besim A. Bunjakun për këtë tekst dhe kangë që ja dha Prishtinës dhe që e kënduan kaq bukur me ideatorin dhe këngëtarin tjeter, shokun tim të jetës Gazmend Mehmetin që nuk më la asnjëher vetëm. Një falenderim i veçantë shkon për Video Art dhe te gjithë ekipin punues. Që nga aktorët që gjetën kohen e tyre deri tek ata që e ndihmhuan Video – klipin financiarisht. Me falni nëse ju kam mundu gjatë xhirmeve por ja që Prishtina jonë e meriton këtë djersë dhe DASHURI.Sa shumë të dua Prishtinë!”

(Kosova Sot Online)