Këto tri këngëtare të njohura kosovare kanë qenë në një klasë, a e dini se cilat janë?

  • 30 September 2022 - 13:11
Këto tri këngëtare të njohura kosovare kanë qenë në një klasë, a e dini se cilat janë?

Janë mjaft të njohura për publikun shqiptar, por a e dinit se këngëtaret Zanfina Ismajli, Nora Istrefi dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë shoqe klase?

Së fundmi, në rrjete sociale janë zbuluar disa fotografi nga shkolla ku shihen këngëtaret e njohura në një moshë fare të vogël.

Sot, Nora Istrefi vijon suksesshëm rrugëtimin e saj në muzikë ndërsa Zanfina prej kohësh është larguar nga skena por mbetet ende shumë e kërkuar dhe e pëlqyer. Sa i përket Fjollës, edhe ajo gjithashtu është larguar nga muzika, por tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.

(Kosova Sot Online)