Një linjë e bukurisë! Tema e “Met Gala 2023”, homazh për ikonën e industrisë së modës!

  • G.G /
  • 01 October 2022 - 10:07
Një linjë e bukurisë! Tema e “Met Gala 2023”, homazh për ikonën e industrisë së modës!

Vogue ka zbuluar sot se tema e “Met Gala 2023” do të jetë një homazh për të ndjerin Karl Lagerfeld. Ai ndërroi jetë rreth 4 vjet më parë si pasojë e kancerit të pankreasit, në moshën 85-vjeçare.

Lagerfeld ka qenë pjesëmarrës në “ Met Gala” ndër vite, pasi ai ishte mik i ngushtë me kryeredaktoren e “Vogue”, Anna Wintour, dhe një nga emrat më të lakuar të industrisë.

Chanel do të jetë sponsori kryesor i ekspozitës, ndërsa mbështetje e madhe do të jepet nga markat e modës si Fendi dhe Karl Lagerfeld, si dhe Condé Nast do të japë fonde shtesë.

(Kosova Sot Online)