Burak Ozçivit: Po mos të kisha fat, nuk do të arrija këtë famë

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 15:09
Burak Ozçivit: Po mos të kisha fat, nuk do të arrija këtë famë

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar, ka deklararuar se në jetë beson te fati. Në një intervistë të fundit, ai ka ndarë mendimin e tij lidhur me suksesin dhe rrugën e vështirë të cilën duhet të bëj një aktor për të prekur majat e suksesit.

“Ndonjëherë mund ta dëshirojmë fortë diçka, por në profesionin tonë kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur suksesin, famën dhe dashurinë e publikut, nëse nuk do të kishim me vete shansin dhe fatin i cili jo gjithmonë është në dorën tonë”, u shpreh aktori, duke lënë të kuptohet se është superstecioz.

Këtë vit, Burak është përkëdhelur shpesh nga fati i mirë edhe në aspektin familjar, pasi bashkëshortja e tij, aktorja e famshme, Fahriye Evcen është shtatzënë dhe çifti pritet të bëhet prindër për herë të dytë

(Kosova Sot Online)