Rita Ora sapo na dha kombinimin e përsosur për vjeshtën, për të cilin duhet edhe pak guxim

  • G.G /
  • 04 October 2022 - 10:08
Rita Ora sapo na dha kombinimin e përsosur për vjeshtën, për të cilin duhet edhe pak guxim

Ajo njihet për stilin e saj të jashtëzakonshëm.

Dhe Rita Ora dukej thjesht WOW teksa postoi disa foto në Instagram të hënën. Krijuesja e hitit “The Poison” shfrenoi imagjinatën me një kostum xhins teksa shijonte një kafe herët në mëngjes në një pushim nga orari i saj i ngjeshur.

Look-u i saj përbëhej nga një crop-top xhins, që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe një palë xhinse të çara në pjesën e ijeve. Sigurisht të jesh IN dhe e veçantë kërkon guxim dhe këngëtares nuk i mungon.

Rita kishte vendosur një makeup minimalist teksa flokët i kishte bërë me onde.

 

Pak ditë më parë Rita vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.  Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

 Ylli i popit  u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e forte prej më shumë se 30-vite martesë. Ajo foli teksa ishte e ftuar në podcastin me Jaime Winstone : ‘Jam shunmë e dashuruar, Amin!’.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur i kam dashur gjithmonë përrallat dhe kjo është ajo që kam bërë, jam rritur duke dashuruar.”

Për mamin dhe babin e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur.”

(Kosova Sot Online)