Rihanna tejet elegante pozon nga Los Angeles

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 18:01
Rihanna tejet elegante pozon nga  Los Angeles

Rihanna u shfaq me të dashurin e saj, ASAP Rocky, në një darkë të dielën për të festuar 34-vjetorin e tij.

Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e parë me partnerin në maj, u vesh për këtë rast me një fustan të zi glamuroz teksa largohej nga festa në Olivetta në Los Angeles.

Riri shfaqi këmbët e tonifikuara në fustanin e guximshëm, i cili ishte i prerë nga njëra anë deri në kofshë.

Ajo e kombinoi fustanin me taka Jimmy Choo x Muglen dhe një gjerdan argjendi, kurse reperi ishte veshur një kostum të zi dhe kravatë.

Ka qenë një javë festimesh për yllin pasi njoftoi se do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LVII më 12 shkurt.

Image

 

(Kosova Sot Online)