Reperi kosovar e shoqëroi bashkëshorten në sallën e lindjes dhe arsyeja është domethënëse!

  • G.G /
  • 05 October 2022 - 16:03
Reperi kosovar e shoqëroi bashkëshorten në sallën e lindjes dhe arsyeja është domethënëse!

Reperi Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, është bërë baba për herë të dytë më 26 shtator të këtij viti. Ai u bekua me një djalë, emri i të cilit është Front.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi se ka qenë prezent në sallën e lindjes duke zbuluar dhe arsyen e veçantë pse e ka bërë një gjë të tillë.

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani te djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)