Ramush Haradinaj e ndjek Loredanën, Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

  • G.G /
  • 07 October 2022 - 09:29
Ramush Haradinaj e ndjek Loredanën, Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

Si ka Anita Haradinaj dhe Ramush Haradinaj raportin me rrjetet sociale? Anita tha në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi se nuk ia menaxhon aspak rrjetet sociale bashkëshortit të saj por zyra e tij, vetëm se sheh ça poston për të dhënë ndonjë kritikë ose sugjerim.

Ermali e pyet a e di ti kë ndjek Ramushi në Instagram?

“Mua dhe Loredanën.

Ai ka dy follwing, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë.

Familjarët e Loredanës i ka miq.

Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han.

Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek.

Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, kështu e mbylli me humor përgjigjen e saj Anita.

Gjatë bisedës Ermal e pyet se si i ka raportet me punët e shtëpisë dhe se çfarë nuk bën mirë.

Anita dhe se: “Nuk di të hekuros’ e se nuk guxon të hekurosi diçka të komandandit, por mjaftohet me ndonjë veshje të djemve.

(Kosova Sot Online)