Ky ishte mesazhi i Arbanës që i mbushi mendjen Einxhelit të futej në “BBV”

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 13:31
Ky ishte mesazhi i Arbanës që i mbushi mendjen Einxhelit të futej në “BBV”

Teksa “Big Brother Vip” së fundmi ka mbushur plot 1 vjeç që nga fillimi i tij, të shumtë kanë qenë personazhet pjesëmarrës të cilët e kanë kujtuar me nostalgji.

VIP-at shqiptar që përjetuan një eksperiencë në këtë reality-show, e kujtuan duke ndarë momente të tyre të veçanta brenda shtëpisë.

Në këtë mes nuk ka munguar edhe Einxhel Shkira, e cila duhet thënë fitoi gjënë më të rëndësishme në këtë program, dashurinë.

Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, bisedë e cila e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas. Nga fotoja duket Einxhel e cila ka komplimentuar Osmanin në një story të saj, dhe kjo e fundit që i ka kthyer duke i thënë “He moj ti që nuk na erdhe”.

Ndërsa Shkira ka menduar se Arbana e ka pasur për t’i parë live në studio, në të vërtetë ajo ka nënkuptuar brenda shtëpisë. Dhe e gjitha pastaj mbetet një histori!

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë,”-shkruan Einxhel krahas imazhit në Instastory.

Kujtojmë që Einxhel Shkira ishte njëra nga 4 finalistët e “Big Brother Vip 1”, së bashku me Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Beniada Nishanin.

Ndërsa, edhe pak muaj na ndajnë nga “Big Brother Vip 2”, i cili pritet të fillojë sërish në dhjetor.

(Kosova Sot Online)