Era, dinë të shkëlqejë edhe me gjëra të vogla

  • G.G /
  • 08 October 2022 - 08:31
Era, dinë të shkëlqejë edhe me gjëra të vogla

Era Istrefi vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale

Këngëtarja Era Istrefi vazhdon të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, gjë që shihet edhe me serinë e shumë fotografive që ajo i poston në Instagram.

Pas këngës në bashkëpunim me Don Xhon, “Hala” – këngë që ka marrë më shumë së 7 milionë klikime për një javë – Era ka shkëlqyer me fotot që ka postuar.

“Kam një veti për të shkëlqyer me gjëra të vogla”, ka shkruar ajo. 

(Kosova Sot Online)