Është zyrtare! Ja në cilin qytet do të organizohet “Eurovision 2023”!

  • G.G /
  • 08 October 2022 - 08:34
Është zyrtare! Ja në cilin qytet do të organizohet “Eurovision 2023”!

Është zyrtare. Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me Glasgow-n. Finalja e Madhe e “Eurovision Song Contest 2023” do të zhvillohet në “Liverpool Arena” të shtunën më 13 maj, teksa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj.

Lajmin e qytetit të përzgjedhur e ka bërë mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl që u shpreh pas njoftimit:

“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle.”

Kujtojmë se sipas rregullit, festivali duhet të organizohej në Ukrainë, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të situatës atje.

(Kosova Sot Online)