Fansi numër një! Taika Waititi shfaqet duke bërë ‘tifo’ dhe i dhuron një puthje Rita Orës pak para shfaqjes së këngëtares në Kupën Botërore (Foto)

  • G.G /
  • 08 October 2022 - 12:58
Fansi numër një! Taika Waititi shfaqet duke bërë ‘tifo’ dhe i dhuron një puthje Rita Orës pak para shfaqjes së këngëtares në Kupën Botërore (Foto)

Rita Ora ka performuar përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland.

Këngëtarja, u shfaq e veshur plot stil, me një ‘body’ ngjyrë jeshil, pa mëngë dhe me jakë. Rita i shtoi veshjes dhe një bisht të gjatë i cili i lidhej në bel dhe qëndronte i gjatë deri poshtë këmbëve.

Artistja i la flokët e saj ngjyrë bjonde kacurrela të lëshuar, ndërsa zgjodi dhe një grim të rënduar me një penel të gjatë dhe buzë ngjyrë mavi.

Fansi numër një është bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga prapaskenat para se të futej dhe t’i dhuronte një puthje partneres së tij.

I ndritur nga krenaria, Taika shikonte nga jashtë skenës, regjisori u fotografua duke bërë tifo e tij në fushë para ndeshjes.

Regjisori kishte veshur një palë pantallona ngjyrë blu me një bluzë gri dhe xhaketë.

Gjatë performancës së pjesës së parë, ajo këndoi hitin e saj të mrekullueshëm Let Me Love You ndërsa kërcimtarët shfaqnin lëvizjet e tyre nëpër fushë. Kupa e Botës në Rugby 2021 është edicioni i nëntë i garës së femrave dhe u shty nga zhvillimi vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të Covid-19.

(Kosova Sot Online)