Kujt po i thotë kështu Shyhrete Behluli “ Krejt po të dojnë”?

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 17:04
Kujt po i thotë kështu Shyhrete Behluli “ Krejt po të dojnë”?

Komedian i njohur nga Kosova, Miran Ramadani, është bërë mjaft i famshëm më videot e ndryshme komike që ai i poston në rrjete sociale, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mirani është bërë mjaft i pëlqyer me humorin që ai bënë.

Ai shumë shpesh poston video të ndryshme me gjyshen e tij, ku këto video pëlqehen mjaft shumë.

Mirani ka postuar një video në “Instagram”, me gjyshen e tij dhe Shyhrete Behlulin.

“Boll po të dojnë ty, veq edhe unë hiç nuk po ta lëshoj udhën”, ka thënë gjyshja e Miranit drejtuar Shyhretes.

Ndërsa Shyhretja ja ka kthyer duke i thënë, “ Vallah krejt po të dojnë”.

Kjo video është pëlqyer mjaft shumë dhe ka marrur shumë komente pozitive.

(Kosova Sot Online)