Sara tregon arsyen pse e ndaloi Ledrin ta shoqëronte

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 14:41
Sara tregon arsyen pse e ndaloi Ledrin ta shoqëronte

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, ka nisur një eksperiencë të re duke u bërë pjesë e spektakli “Dancing With the Stars.”

Përveç performancës së saj, vëmendje të madhe mori edhe mungesa e reperit Ledri Vula, i cili postoi video duke e parë nga shtëpia Sarën, së bashku me vajzën e tyre Poem.

Por Sara ka vendosur të sqarojë gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që kanë treguar shumë suport dje që unë nuk e prisja fare”, shprehet fillimisht Sara, duke sqaruar më tej arsyen pse nuk ishte Ledri në live-show.

“Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Kam qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku ti çoja emocione dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”, u shpreh Sara Hoxha.

Sara mori mbështetje të madhe nga të gjithë por prindërit dhe gjyshja e Ledrit ndodheshin në skenë për të suportuar Sarën.

Madje, gjyshja e Ledrit u pa edhe paksa e prekur.

Ndërkohë, anëtarët e jurisë kanë patur komente përgjithësisht pozitive për Sarën.

(Kosova Sot Online)