Miranda Hashani dhe Remzie Osmani e ndezën atmosferën në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 18:05
Miranda Hashani dhe Remzie Osmani e ndezën atmosferën në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

Mbrëmjen e së shtunës, djali i këngëtarës së njohur Shkurte Fejza - Arbëri, i ka dhënë fund beqarisë derisa me këtë rast është organizuar edhe një dasëm e madhe në një nga hotelet e Prishtinës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në dasmën e organizuar të ftuar ishin edhe shumë fytyra të njohura publike, njëherit edhe miq të këngëtares.

 

Përmendim këtu: Miranda Hashanin, Mihrije Braha, Remzije Osmani, Gili Berani, Naim Abazi, Ilir Shaqiri, Vjollca Buqaj, Violeta Kukaj, Nikollë Nikprelaj e shumë emra tjerë të njohur.

Derisa për ta nderuar mikeshën e tyre, në dasëm kënduan live edhe dy këngëtaret e njohura Miranda Hashani dhe Remzije Osmani të cilat me interpretimin  e tyre e ndezën atmosferën edhe më shumë.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)