Xhelozia në çift dhe planet për një dasmë, rrëfehet Greta Koçi

  • G.G /
  • 10 October 2022 - 10:26
Xhelozia në çift dhe planet për një dasmë, rrëfehet Greta Koçi

Prej vitesh tanimë Greta Koçi është larguar nga Shqipëria dhe po jeton në Vjenë. Artistja njoftoi se ishte martuar dhe se tashmë jetën si çift po e jetonin në Vjenë, duke lënë pas karrierën e ndërtuar në vendin tonë.

Në një pyetësor të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar disa detaje nga jeta e re. Natyrisht që të shumta kanë qenë pyetjet rreth partnerit. Edhe pse ka ndarë disa detaje, ajo ka refuzuar që të jap detaje rreth identitetit të bashkëshortit. Por duket se marrëdhënia e tyre është në ditë të arta, aq sa Greta nuk ndjehet xheloze për partnerin. “Jo nuk jam natyrë xhelozeje dhe jam shumë në rregull me këtë fakt”, u shpreh artistja.

Më tej ajo është pyetur nëse kishte ndërmend të bënte një dasmë.   ”Këtë s’di ta them po nëse do ndodhi sigurisht që ju do e bëni më magjike. Ju kam xhan shumë.”, ka përfunduar Greta.

(Kosova Sot Online)