Klea flet për ngjashmërinë me Bora Zemanin

  • A.P /
  • 10 October 2022 - 16:21
Klea flet për ngjashmërinë me Bora Zemanin

Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin.

Prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën. Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë më të cilën e kanë natërruar.

“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptarë, nuk e mbaj mend”– tha Klea.

Partneri i Kleës, Eligt Doda ka një raport goxha të ngushtë me vëllezërit Veshaj. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ajo gëzon një miqësi të ngushtë me Borën ashtu si djemtë.

“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë,”-u shpreh ajo.

Image

(Kosova Sot Online)