Shkodrani dhe Besiana për vajzën e tyre zgjedhin kumbar Ali Ahmetin

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 17:15
Shkodrani dhe Besiana për vajzën e tyre zgjedhin kumbar Ali Ahmetin

Dy artistët e njohur Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi në shenjë respekti kanë zgjedhur që kumbar i vajzës së tyre Uskanës të jetë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shkruan gazeta  "Kosova Sot Online".

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolaj përmes llogarisë së tij sociale gjersa ka shkruar "Nëse besohet se fëmiu i ngjan kumbarës jam shumë i nderuar dhe i lumtur që Uskanës përveç përzgjedhjes së emrit sonte iu morën flokët dhe u bë oficialisht kumbar i saj lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti".

Postimi i plotë:


Nëse besohet se fëmiu i ngjan kumbarës jam shumë i nderuar dhe i lumtur që Uskanës përveç përzgjedhjes së emrit sonte iu morën flokët dhe u bë oficialisht kumbar i saj lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti! Privilegj për Uskanën e ne si familje të ndjejmë mikëpritje, dashuri e bujari në konakun e tij në Zajaz!

Image

(Kosova Sot Online)