Alketa Vejsiu zbulon problemin që ka patur dhe të gjitha vajzat dhe gratë e kuptojnë!

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 12:06
Alketa Vejsiu zbulon problemin që ka patur dhe të gjitha vajzat dhe gratë e kuptojnë!

Alketa Vejsiu është një moderatore mjaft e dashur dhe e komentuar. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instastory, ku tregon problemin që ka patur me fustanin e saj.

Në video shihet  Alketa e cila me vështirësi futet brenda makinës së saj.

“Fustani është kaq i ngushtë sa nuk ulem dot”, shkruan moderatorja në video.

Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani i kemi parë prej vitesh në ekranet shqiptare dhe dy moderatoret janë përfolur jo pak për raportin mes tyre.

Megjithëse Alketa dhe Arbana e kanë nisur karrierën e tyre së bashku në “Top Albania Radio”, prej vitesh ato punojnë në televizione të ndryshme, respektivisht në “Tv Klan” dhe “Top Channel” dhe rivaliteti mes tyre duket i pashmangshëm.

Por si janë sot raportet mes dy moderatoreve të njohura në aspektin personal? Vetë Akleta Vejsiu ka folur në lidhje me këtë në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Miqësi nuk kam por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njejtën radio përfaqësojmë të njetën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjitë kolegët sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”- u shpreh Alketa në lidhje me Arbana Osmanin.

(Kosova Sot Online)