Fisniku konfirmon lidhjen e re me vajzën e showbiz-it

  • G.G /
  • 12 October 2022 - 14:05
Fisniku konfirmon lidhjen e re me vajzën e showbiz-it

Lidhja me Fjolla Morinën e bëri atë një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë. U kuptua besoj se po flasim për Fisnik Sylën.

Ndarja e tyre ishte ajo që bëri akoma më shumë bujë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim.

Por, si pas çdo ngjarje të tillë, thumbat e herë pas hershëm nga secili nuk munguan në rrjetet sociale. Së fundmi, Fisniku ka postuar një video në TikTok ku duket në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë:

“E bukur është si ruse.”

Si një “zog i lirë”, sigurisht, që mendja të shkon tek ndonjë dedikim për një vajzë në veçanti. Dhe siç duket kështu është, Fisniku nuk është më single.

I kontaktuar nga mediat online, biznesmeni u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun.

“Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.”

Kjo deklaratë e tij vjen fill pas story-t që ndau Fjolla Morina , ku dukej në spital duke marrë serum.

Nuk dihet arsyeja që këngëtarja ka përfunduar në spital, pasi i vetmi informacion që ajo ndau ishte “Jam sëmurë.”

(Kosova Sot Online)