Lexoni edhe:
Don Xhoni dhe Era Istrefi me një tjetër sukses
Ajo është ndër emrat më të njohur shqiptar ën botë. Inva Mula renditet tek ambasadoret e artit shqiptar që në rrëfimet e saj të rralla zbulon copëza të një jete dhe karriere plot sukses. Ajo ka zbuluar së fundmi sesi e nisi këtë rrugëtim, duke bërë prova fshehura nga prindërit e saj. “Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria.
Don Xhoni dhe Era Istrefi me një tjetër suksesLexoni edhe:
Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim.”, shprehet Inva Mula në A2CNN. Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.
“Nuk kam dashur kurrë që të imponoj asnjërin nga fëmijët për zgjedhjet e tyre. Kalimi i Anthony në muzikë ishte plotësisht një dëshirë personale e tij. Unë dhe ai kemi një projekt bashkë, por ende nuk do të publikohet. Këtë do ta vendosë ai”.
(Kosova Sot Online)