Arjola Demiri zbulon se si duhet të jetë partneri i saj!

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 08:59
Arjola Demiri zbulon se si duhet të jetë partneri i saj!

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon my French”. Ajo ka folur për jetën e saj pas BBV dhe nëse ka patur ndonjë gjë të re lidhur me aspektin e dashurisë.

Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që… Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg.

Ajo foli edhe për shtëpinë e saj që pas daljes nga BBV dhe ka zbuluar se banesa është në ndërtim e sipër.

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat.

(Kosova Sot Online)