Menduat se u “zhduk”, Fifi “bëhet e gjallë” dhe po, ka të bëjë me Adisin

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 09:03
Menduat se u “zhduk”, Fifi “bëhet e gjallë” dhe po, ka të bëjë me Adisin

Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë në mediat rozë që pasi dolën publikisht si çift.

Deklaratat dhe postimet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë të shpeshta duke tërhequr jo pak vëmendje. Mirëpo, nëse e keni vënë re, këto kohë Fifi ka qenë disi e distancuar ndaj rrjeteve sociale.

Në se po mendoni se ku humbi këngëtarja dhe dedikimet e saj për partnerin kemi një lajm të mirë për ju! Postimi i fundit i Fifit i dedikohet pikërisht Adisit. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një Instastory, ku duket gati për të “fluturuar” me partnerin e saj.

“Le të humbim së bashku,”-shkroi ajo krahas fotos së tyre.

Mesa kuptohet dyshja po udhëtojnë së bashku. Cili mendoni se do të jetë destinacioni i tyre i rradhës?

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike. Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

(Kosova Sot Online)