Shkurte Fejza flet fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij, pasi mori pjesë në dasmën e djalit të saj

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 11:01
Shkurte Fejza flet fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij, pasi mori pjesë në dasmën e djalit të saj

Ahengu i dasmës së djalit të këngëtares së muzikës popullore të mirëfilltë shqiptare, Shkurte Fejza, mblodhi shumë fytyra me nam.

Mes tyre, ishte edhe kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ardhja e të cilit duket ta ketë nderuar shumë yllin kosovar.

Kjo bëri që Fejza t’i kushtojë Bashës dhe gruas së tij, një dedikim të veçantë në llogarinë e saj të Instagramit.

“Të dashur Lulzim Basha dhe Aurela Basha ishte kënaqësi e madhe që ishit pjesë e gëzimit tonë familjar dhe duam të ju falënderojmë nga zemra, nga zemrat e dy prindërve në momentet ma të lumtura dhe të përmbushura nga prezenca e miqve ma të mirë. Sinqerisht Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli”, shkroi ajo në imazhin e shkrepur gjatë ahengut.

Ditë më parë, djali i Shkurte Fejzës, Arbri i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me Erzën, ndërsa të pranishëm në dasmën e tyre pos familjes Basha, ishin edhe Ramush e Anita Haradinaj, Mihrije Braha e Naim Abazi, Remzije Osmani e shumë të tjerë.

(Kosova Sot Online)