Kupa e Botës 2022: Shakira, Dua Lipa dhe grupi i famshëm kandidatë për ceremoninë e hapjes

  • G.G /
  • 14 October 2022 - 11:06
Kupa e Botës 2022: Shakira, Dua Lipa dhe grupi i famshëm kandidatë për ceremoninë e hapjes

Një nga momentet më të pritura po afrohet: Ceremonia e Hapjes së Kupës së Botës. Ceremonia do të zhvillohet në Katar, të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit korean BTS dhe sipas mediave të ndryshme, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes. Thuhet se këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuador.

(Kosova Sot Online)