Arjola Demiri: Femrat e forta, që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, e vështirë t’i përballosh!

  • G.G /
  • 14 October 2022 - 11:11
Arjola Demiri: Femrat e forta, që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, e vështirë t’i përballosh!

Arjola Demiri ishte e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon my French” ku ka folur për jetën e saj pas përfundimit të “Big Brother Vip” dhe është ndalur edhe tek jeta sentimentale. E pyetur se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, aktorja u shpreh se femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh duke ia atribuar këto tipare shenjës së saj të horoskopit Virgjëreshës.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…”, tha Ajola.

Më pas u shpreh: “Duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

(Kosova Sot Online)